Trudi Sapone Delicato 250ml
Ky sapun i lëngshëm i markës Trudi është krijuar për larjen e përditshme të lëkurës shumë të ndjeshme, sidomos ajo e fëmijëve dhe bebeve. Formula përmban detergjentë delikatë të origjinës bimore, së bashku me mjaltë “millefiori” — i njohur për vetitë e tij zbutëse dhe ushqyese.
Përbërja e tij është e përmirësuar për të respektuar barrieren natyrale të lëkurës dhe për të ofruar ndjesinë e butësisë pas përdorimit.

